Arifi: Vendi do të shkojë në zgjedhje të rregullta

Aktuale

Arifi: Vendi do të shkojë në zgjedhje të rregullta

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 12:36
Dritëro Arifi

Njohësi i çështjeve politikë, Dritëro Arifi ka vlerësuar se duke parë zhvillimet politike Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai nuk ka pritshmëri që Kurti ka gjasa të jap dorëheqje.

“Disa ngjarje nuk varen vetëm nga Qeveria por edhe nga jashtë. Nëse e shohim nga brenda nuk besoj që mund të ketë zgjedhje të parakohshme sepse Kurti është dashur të jap dorëheqje ose të kemi shpërndarje të Kuvendit të cilat nuk mund të ndodhin nuk besoj. Do të shkohet me zgjedhje të rregullta”, deklaroi Arifi.

Partitë opozitare kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat