LVV: Konsultimet për datën e zgjedhjeve do të vazhdojnë

Aktuale

LVV: Konsultimet për datën e zgjedhjeve do të vazhdojnë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 12:45
Adnan Rrustemi

Konsultimet për datën e zgjedhjeve janë duke vazhduar.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Rrustemi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk ka qenë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve pasi që ka pasur një takim të paracaktuar.

“Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat për këto konsultime”, është shprehur Rrustemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat