Në një rrëfim në emisionin “Debat Plus”, ish e burgosura politike, Naime Maqestena ka shpalosur më shumë rreth përjetimeve të saj gjatë vitit 1981 si 14 vjeçare.
Në demonstratat e 81’tës, Naimja tregon që si 14 vjeçare ka marrë pjesë në atë kohë.
Prej veprimeve të para si 14 vjeçare ajo ka thënë se kanë qenë shpërndarja e afisheve dhe traktateve dhe shkrimin e parollave.
Synimi i saj dhe moshatarëve të saj që merrnin pjesë në këto aktivitete sipas Maqastenes ishin përhapja e vetëdijes për liri.
“Kemi mbërri me shkru një parollë të gjatë në oborrin e shkollës Meto Bajraktari, ajo është kryer brenda nates, në mesnatë kanë ardhë sigurimi e policia janë mundu me e fsheh mos me e pa, aty shkruante Kosova Republikë,” tha Maqastena.
Sa i përketë UDB-së ajo ka thënë se është fatkeqësi që ky mekanizëm operon ende në Kosovë.
“Nuk mundet askush me ma hek bindjen që ata nuk janë ende këtu, fatkeqësisht”.
Maqastena ka thënë se UDB ka bërë shumë dëme të mëdhaja në jetrat e njerëzve në Kosovë.
“Mekanizëm që ka pas kontroll mbi jetën e njerëzve,” ka thënë Maqestena.
Ajo ka thënë se programi i UDB-së specifikisht për shqiptarët ka pasur për qëllim “shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve” nga Kosova.
“Gjatë luftës u pa në mënyrën si na dëbuan kur njerëzit i lanë pa bukë e pa punë, pas demonstratave të 81-tës, kur masat e tyre ishin shumë të ashpra dhe të egra në raport me shqiptarët, ishin ato burgosjet masive, torturat, ka pasur njerëz që kan mbërri me ik,” ka thënë Maqastena.