“Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rrah shumë.”
Ky është rrëfimi rrënqethës i ish të burgosurës politike, Naime Maçastena-Sherifi.
Pas një rrëfimi të gjatë të përjetimeve të saj si 14 vjeçare në vitin 1981, Maçastena ka rrëfyer se tortura nuk i ishte ndalur, por kryesisht përmes mungesës së gjumit dhe marrja në pyetje natën.
“Nuk na linin të flinim, natën pjesa më e vështirë ishte marrja në pyetje natën, e gjatë ditës ishte e ndalume me fjetë, krejt kjo ka qenë me të lodhë.”
Maçastena tregon se UDB-ashët, Bajram Munishi dhe Blerim Olloni ishin ata që e kishin rrahur fortë.
“Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rreh shumë, në burg të Mitrovicës, dhe në sigurim shtetnor të Mitrovicës, me sa e di une ky Bajrami ka qenë i Mitrovicës e Blerimi nuk e di, gjakovar duhet të jetë…,” rrëfej Maçastena.