Deputetja e AAK-së: Liburn Aliu e paska “rahatu” gruan e tij në punë të shtetit

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Liburn Aliu e paska “rahatu” gruan e tij në punë të shtetit

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 12:25
Albana Bytyqi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka thënë se ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, e ka punësuar gruan e tij në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social në Faceebok ka shkruar se këto punësime po dëshmojnë se Qeveria Kurti luftën kundër nepotizmit e ka pasur “veç fasadë”.

“Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim?

Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni”, ka shkruar Bytyqi. 

Postimi:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat