Kryeministri takon Ardita Sinanin, i ofron bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës

Aktuale

Kryeministri takon Ardita Sinanin, i ofron bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në takim kryetaren e sapozgjedhur të komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.

Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat