Sveçla: Ura do të hapet, s’ka ndonjë arsye që të mos hapet

Aktuale

Sveçla: Ura do të hapet, s’ka ndonjë arsye që të mos hapet

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 16:10
Xhelal Sveçla

“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet. Tash, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimi të tij më Mitrovicë të Veriut, kur u pyet nëse ura e Ibrit duhet të hapet për qarkullim të veturave.

Sveçla e ka mbrojtur aksionin e autoriteteve të Kosovës të ndërmarrë më gjatë së hënës (dje), kur u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veri.

“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, ka theksuar Sveçla për Radion Evropa e Lirë.

Në vizitën e tij në urën e Ibrit, Sveçla shoqërohej nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka publikuar edhe një video në rrjetin social Facebook, ku shihen duke u bërë matjet e stabilitetit të Urës së Ibrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat