Gruaja e ministrit e punësuar në AIP/ Musliu-VV-së: Tregoni qe keni rrejtë kur keni thanë që familjarët janë për dasma

Aktuale

Gruaja e ministrit e punësuar në AIP/ Musliu-VV-së: Tregoni qe keni rrejtë kur keni thanë që familjarët janë për dasma

Nga: A.SH Më: 6 gusht 2024 Në ora: 18:19
Ganimete Musliu

Siç duket edhe VV-në po e përcjell nepotizmi.

Në media është raportuar se gruaja e ministrit Liburn Aliu është punësuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Derisa nga agjencia nuk e kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se “në konkurs nuk është kërkuar certifikata e martesës”.

Pas kësaj, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Mulsiu.

Ajo ka thënë se AIP kishte me qenë të pranonte se nuk kanë pasur qare pa e pranuar gruan e ministrit në punë.

Deputetja thotë se VV ka gënjyer kur ka thënë se familjarët janë për dasma.

Postimi i plotë:

Sa t’pa ftyrë e t’pa cipe duhet me qenë me dhanë një përgjigjeje të tillë.

Më mirë kish me qenë si AIP me thanë që s’kem pas qare pa e peanut.

Thuani qe s’keni pasë qare pa e marrë bashkëshorten e Liburnit në punë e mos u bani horë.

Tregoni qe keni rrejtë kur keni thanë që familjarët janë për dasma.

Tregoni që i keni mashtru popullin kur keni thanë se do ta luftoni nepotizmin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat