Polici që u arrestua për krime lufte, ruante kufirin Kosovë-Serbi

Aktuale

Polici që u arrestua për krime lufte, ruante kufirin Kosovë-Serbi

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Të shtunën pesë persona u arrestuan e iu caktua masa e paraburgimit një muaj nën dyshimin se ata kishin kryer krime lufte në Kosovë.

Të gjithë këta të komunitetit serb.

Por, njëri nga ta siç ka mësuar Dukagjini që nga viti 2003 është pjesë e Policisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për Milosh Shoshiq që pos që kishte qasje në dokumentacione si çdo pjesëtar tjetër i Policisë, ai edhe punonte si polic kufitar.

“Ndonëse Milosh Shoshiq vjen nga komuna e Parteshit, ai nuk e ushtronte detyrën e tij këtu në nënstacionin policor këtu në Partesh por në mbrojtje të kufirit të Kosovës”.

Nëse ai e ka ruajtur kufirin në bazë të përcaktimit ligjor si çdo polic tjetër, televizioni ka pyetur institucionin e Policisë por të njëjtit nuk kanë treguar nëse kanë nisur hetimet për të kaluarën e tij.

Sipas ish-hetuesit të Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ky rast është mesazh për institucionet e sigurisë.

“Kjo është një thirrje që hetimi duhet të bëhet më detajisht hetimi i të kaluarës së një përsoni apo informacioni që mund të vjen pasi që kurrë nuk është vonë që informacionet të deponohen në Polici apo edhe të rideponohen sepse ka pasur mundësi që ato i kanë pasur institucionet ndërkombëtare por kanë hasur në vesh të shurdhur”, ka thënë Rrahman Sylejmani – Ish-hetues policor.

Pos Milosh Shoshiqit, Prokuroria Speciale kishte dhënë urdhrin për arrestimin edhe të 4 të dyshuarve të tjerë Dragan Cvetkoviq, Dragan Niqiq, Nenad Stojanoviq dhe Sllobodan Jevtiq nën dyshimin që të njëjtit kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat