Sllamniku thotë se Tomë Gashi dhe Albulena Haxhiu ia kanë kopjuar teorinë për Faton Hajrizin

Aktuale

Sllamniku thotë se Tomë Gashi dhe Albulena Haxhiu ia kanë kopjuar teorinë për Faton Hajrizin

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 20:24
Konspiracionisti  Arianit Sllamniku

Konspiracionisti  Arianit Sllamniku, ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe Tomë Gashin për të ashtuquajturën “teorinë e Lloznicës” për Faton Hajrizin.

Sllamniku me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret nga të tjerët ta citojnë, meqë mund t’i padisë për “të drejtë autoriale”.

Sllamniku ka thënë më herët se beson që Faton Hajrizi është gjallë. Njësoj ka deklaruar edhe ministrja Haxhiu e më pas avokati Gashi.

“Pas Ministres së drejtësisë z. Haxhiu tani edhe avokati Tomë Gashi më paska kopju me teorinë e Lloznicës! Herave tjera pres nga ju të më citoni sepse mund “të ju padis” për të drejtën autoriale në analizë të ngjarjeve si ajo e Lloznicës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat