Qytetari në veri për mbylljen e zyrave postare: Marrëveshje e Kurtit me Vuçiqin, pas disa ditësh hapet edhe ura

Aktuale

Qytetari në veri për mbylljen e zyrave postare: Marrëveshje e Kurtit me Vuçiqin, pas disa ditësh hapet edhe ura

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:55
Veriu i Kosovës

Disa qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë mendime të ndryshme për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë në veri.

Ka nga ata që nuk e shohin shumë problematike mbylljen e tyre, e të tjerë thonë se do të përballen më shumë me problemin e kryerjes së pagesave dhe pranimit të pagave dhe pensioneve nga Serbia.

Ka të tillë që besojnë se veprimet e institucioneve kosovare në veri, po bëhen me marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Qytetar Sërgjan Gjorgjeviq nga Mitrovica e Veriut tha “komenti im është se kjo është një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit dhe Kurti thjeshtë po e zbaton atë për të cilën është rënë dakord.

Për disa ditë do të hapet ura e Ibrit kështu që gjithçka është me marrëveshje”./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat