Haraqija: Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi ta organizojnë sulmin me bombë ndaj Rugovës

Aktuale

Haraqija: Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi ta organizojnë sulmin me bombë ndaj Rugovës

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 23:06
Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka folur mbi atentatin e vitit 2005 që kishte shënjestër ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Haraqisë, ky atentat dhe atentatet tjera ndaj Rugovës kanë qenë të organizuara nga shërbimet e huaja inteligjente, të cilat kanë pasur qëllim destabilizimin e vendit.

“Sulmin nuk besoj se ka pasur mundësi ose takat ta bëjnë shqiptarët, ka mujtë me qenë një argat i dreqit, po ato shërbimet tjera shumë të mëdha që mendojnë për destabiizim, si edhe sot që mendojnë për destabilizim.

Unë jetoj këtu, por firmat e huaja tuten me investu në Kosovë, kanë frikë se po nisë lufta”, tha Haraqija në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat