Hoti: Hulumtimi nga IRI konfirmon shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi – i rendit disa

Aktuale

Hoti: Hulumtimi nga IRI konfirmon shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi – i rendit disa

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 09:35
Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se raporti i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Kosovën, i cili u publikua ditë më parë, konfirmon shqetësimet që LDK ka ngritur në vazhdimësi.

Ai ka renditur shqetësimet që kanë ngritur, duke e filluar me atë se gjithnjë e më pak qytetarët mendojnë se janë të lirë të shprehin opinionet e tyre.

…situatë kjo e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të lartë të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ka përmendur mos përmbushjen e premtimeve elektorale.

“…në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021”.

Tri problemet më të madha janë: inflacioni,  papunësia dhe kujdesi shëndetësor. Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur.  60% e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta. Korrupsioni është i lidhur me qeverinë”, ka shkruar tutje Hoti.

Ndryshe, Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar raportin për Kosovën për muajin maj 2024, në të cilin tregohet se problemi më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohet vendi ynë, është kostoja e jetesës apo çmimet e larta si dhe papunësia.

Raporti jep të dhëna edhe për migrimin e kosovarëve.

Raporti i IRI-it vë në pah se kostoja e jetesës, çmimet e larta e papunësia vazhdojnë të mbesin problemet me të rëndësishme të kosovarëve

Në pyetjen e IRI-it për anketuesit se “cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi ynë sot? Dhe cili është problemi i dytë më i rëndësishëm?” – përgjigjet janë këto…

33 për qind e tyre kanë thënë se problemi kryesor është kosotja e jetës dhe çmimet e larta, për dallim prej 32 për qind që e kanë renditur si problem të dytë. Në përgjithësi 65 për qind kanë thënë se këto dy janë problemet kryesore.

Ndërsa, papunësia është problemi i parë më i rëndësishëm për 44 për qind, ndërkaq 13 për qind e kanë konsideruar si problem të dytë dhe në përgjithësi me 57 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat