Përfundon protesta e serbëve në veri, ja çka i kërkuan KFOR-it dhe paralajmëruan këtë gjë

Aktuale

Përfundon protesta e serbëve në veri, ja çka i kërkuan KFOR-it dhe paralajmëruan këtë gjë

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 09:49 Përditësuar në ora: 12:36 më 07.08.2024
Foto nga vendngjarja

Elshani: Rreth 600 protestues janë prezentë, situata është e qetë

Rreth 600 protestues kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga serbët lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilën e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani,ka treguar edhe për numrin e protestueseve të cilët janë prezentë në sheshin “Car Llazar”.

“Numri përafërsisht sipas neve është 600. Situata është e qetë. Në jemi këtë vend për të siguruar rendin publikë çdo gjë është në rregull”, tha ai.

Ai ka shtuar se protesta është paralajmëruar që nga dita e shtunë  dhe pritet të zgjatë një orë.

“Protesta është paralajmëruar të shtunën ose të dielën për sot në ora 11:00 deri në ora12:00. Një grup i qytetarëve për pakënaqësitë për gjendjen sociale dhe përgjegjësi të komunitetit serbë”, ka thënë ai.

Përfundon tubimi i serbëve kundër hapjes së urës së Ibrit

Përfundoi tubimi paqësor në Mitrovicën Veriore, ku serbët dolën për të protestuar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen për qarkullim të urës mbi lumin Ibër.

Organizatorët ua siguruan fjalën personazheve të ndryshme të komunitetit serb, të cilët gjatë fjalimit i treguan pakënaqësitë e tyre.

Mes tjerash njëri prej tyre paralajmëroi se ky nuk është ky tubim i fundit dhe se mendon që është fillimi i diçkaje të re.

Mblidhen serbët te Ura e Ibrit, ja çka kërkojnë nga KFOR-i

Serbët nga veriu i Kosovës u mblodhën në Mitrovicën e Veriut për të protestuar kundër njoftimit të Prishtinës zyrtare për hapjen e urës mbi lumin Ibër ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore.

Organizatorët aty u bënë thirrje disa herë protestuesve që të mblidhen të gjithë bashkë në podium, përndryshe nuk do të nisë tubimi, duke i thënë se pak minuta në diell nuk do t’i bëjë keq, njofton Klankosova.tv.

Pasi protestuesit u dëgjuan fjalën, nisi fjalimi duke thënë se me vendimin për hapjen për qarkullim të urës mbi lumit Ibër, Prishtina po kërkon ta hapë Kutinë e Pandorës për popullin serb aty dhe se kjo urë është simbol i mbijetesës së tyre.

Në pankarta që mbajnë në duar protestuesit, mes tjerash shkruhet “Duam që të na mbrojë KFOR-i” , “Përderisa BE dhe ShBA shkruajnë njoftime, neve po na përzënë” dhe “ Në urë kemi mbrojtur mbijetesën, tani mbrojmë largimin”.

Image

Protesta në veri, fillojnë të mblidhen serbët

Kanë filluar të mblidhen serbët lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Pjesë e protestës janë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe, derisa edhe prezenca e policisë është madhe, krahas asaj të EULEX-it.

------------------

Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë, qysh në orët e mëngjesit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it, ndërsa ekspertët për matjet e stabilitetit të urës të kontraktuar nga qeveria deri tani ende nuk janë parë te kjo urë.

Ndërkohë, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokalë, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat