Ikën nga spitali një i burgosur, i akuzuar për fajde

Aktuale

Ikën nga spitali një i burgosur, i akuzuar për fajde

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.XH.

Ai ishte i akuzuar për vepren penale – fajde.

“Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia.

SHKK-ja ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat