Protesta e serbëve në veri, Bytyçi: Vuçiq dhe ambasadorët janë bërë bashkë

Aktuale

Protesta e serbëve në veri, Bytyçi: Vuçiq dhe ambasadorët janë bërë bashkë

Nga: M.L. Më: 7 gusht 2024 Në ora: 12:31
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi e ka komentuar protestën e sotme të qytetarëve serbë në veri, si dhe deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq që paralajmërimin e hapjes së urës së Ibrit e konsideroi si “Marsh të shqiptarëve kundër serbëve në Kosovë”!.

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka shkruar se Vuçiqi ka marr leje për t’u shprehur në këtë mënyrë nga ambasadorët që janë kundër hapjes së urës së Ibrit.

Postimi i plotë:

Anakronizëm i modelit serb

Disa dhjetra qytetarë të minoritetit serb po demonstrojnë sot në afërsi të Urës së Ibrit për të kërkuar që kjo urë të mos hapet për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe automjeteve. Paralajmërimin për hapjen e urës presidenti Vuçiq e konsideroi para disa orësh si “Marsh të shqiptarëve kundër serbëve në Kosovë”! Përralla! Nëse do donin shqiptarët të marshonin kanë njmijë rrugë! Por nuk ka asgjë nga ky mashtrim serb.

Por Vuçiq ka të drejtë kur flet me këtë gjuhë. Ia kanë dhënë lejen ambasadorët, të cilët janë edhe ata kundër hapjes së urës. Vuçiq dhe ambasadorët janë bërë bashkë. Megjithatë protesta e serbëve sot është sinjal i keq për ta. Shumica dërmuese e serbëve në Kosovë nuk u janë përgjigjur thirrjeve të Beogradit dhe ambasadorëve për protestë. Do thoni ju, “Jo ambasadorët nuk kanë bërë thirrje për protestën e sotme”! Janë ata nxitësit e parë dhe kryesorë të rrëmujës në veri të Kosovës. Kush nuk do ta lexojë këtë fakt, le mos e lexojë. Por duhet të na lejojnë ne të lexojmë midis asaj që thuhet dhe asaj që bëhet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat