Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se gruaja që u plagos të martën në Fushë Kosovë është operuar, si pasojë e plagëve të marra.
Kolgeci ka thënë se gjendja e pacientes është stabile dhe se nuk beson se do të ketë përkeqësime apo intervenime të tjera.
Ai ka shtuar se e plagosura ka pasur lëndime në krahun e majtë, në kokë dhe bark, por më të rëndat kanë qenë ato në regjionin e toraksit të majtë .
“Kiriurgjia Torakale ka bërë një intervenim kirurgjik që ka qenë i nevojshëm dhe mandej ajo është transferuar në klinikën tonë për trajtim më të mëtutjeshëm. Gjendja e pacientit për momentin është stabile dhe besoj se kjo gjendje do të vazhdojë”.