Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga veriu në lidhje me protestën e mbajtur nga serbët në Mitrovicë të Veriut ka thënë se “është e drejtë e tyre të protestojnë” dhe se protesta është e drejtë demokratike.
“Ata kanë të drejtë të protestojnë, është e drejtë demokratike, nuk ka kurfarë telashe”, ka deklaruar Sveçla.
Në një deklaratë para gazetarëve, Sveçla ka thënë se ka shkuar për vizitë në veri që të shohë Urën e Ibrit dhe të bëjë matjet.
“Kjo është vizitë e rregullt, erdha me pa me i bo matjet. Inspektimi i ka 2 faza. Jemi në proces dhe jemi duke shkuar sipas planit. Nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme”, ka vijuar ai.
Se kur do të hapet kjo urë, Sveçla është përgjigjur se varet se si do shkojë procesi.
“Krejt varet prej procesit”, ka theksuar ai.