Haxhiu nënshkruan kërkesën për arrestimin e reperit Noizy dhe DJ Crax

Aktuale

Haxhiu nënshkruan kërkesën për arrestimin e reperit Noizy dhe DJ Crax

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 14:21
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar kërkesën për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit të reperit Noizy.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, këshilltari i ministres, Genc Nimoni.

Noizy bashkë me DJ Crax janë arrestuar në Lezhë teksa ishin nisur për të performuar në një klub nate në Shëngjin, nga operacioni policor “Fast” në Shqipëri, pasi të dy ishin shpallur në kërkim nga policia në Kosovë për veprën penale “lëndrim i rëndë trupor”.

Noizy dhe DJ Crax, bashkë me Stresin janë përfshirë në një përleshje disa ditë më parë në një klub të Pejës, ku i lënduar rëndë mbeti personazhi i njohur i TikTok-ut, Medi Iseni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat