Kryeministri Kurti bëri homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të familjes Lleshi

Aktuale

Kryeministri Kurti bëri homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të familjes Lleshi

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 14:24
Kryeministri Kurti bëri homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të familjes Lleshi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Komunës së Gjakovës, në 26-vjetorin e rënies heroike të Kolë dhe Mark Leshit.

“Jemi këtu për të bërë homazhe, për të nderuar, për të kujtuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, e cila bëri krejt çfarë mundi e diti dhe dha krejt çfarë pati për çlirimin e vendit tonë dhe për pavarësi e për bashkim”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë, falënderimin e pamasë për këtë vetëmohim, flijim e sakrificë, të familjes Lleshi, që katër dëshmorë i ka nga lufta e fundit.

Sipas tij edhe në luftërat e mëhershme, gjithmonë ka pasur bijë e bija, të cilët me armë në dorë i kanë mbrojtur trojet e tyre stërgjyshore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat