Pse ndodhi vrasja në Zllakuqan të Lipjanit?

Aktuale

Pse ndodhi vrasja në Zllakuqan të Lipjanit?

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Si pasojë e një përleshje mes disa personave, njëri nga ta ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

57-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë).

Media merr vesh se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve atje, për motive të ulëta.

Jo zyrtarisht thuhet se “mollë sherri” aty u bë TikTok-u.

Fillimisht rrahja ka nisur nga fëmijët e dy familjeve, e më pas janë përfshirë edhe të rriturit.

Media merr vesh se viktima është Agim Zani.

Lidhur me rastin policia i ka arrestuar dy persona.

Ndërkaq gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile.

Kështu tha, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Ai është transferuar për trajtim në Klinikën Torakale”, tha Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat