Ambasadori Bosch: Dikur u tha se nuk do të ketë struktura paralale, por ҫfarë po bëjnë postat e huaja në Kosovë

Aktuale

Ambasadori Bosch: Dikur u tha se nuk do të ketë struktura paralale, por ҫfarë po bëjnë postat e huaja në Kosovë

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2024 Në ora: 17:43
Robert Bosch

Ish ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ambasadës francize.

Ish ambasadori thotë se, dikur ishte dakorduar që nuk ka më struktura paralele, por ҫfarë po bëjnë postat e huaja në Kosovë, pyet ai.

Bosch ka publikuar edhe deklaratën e ambasadës francize, ku thonë se mbyllja e postave serbe u konsiderua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar.

Postimi i plotë:

Oh, a ka dikush ndonjë kujtim të asaj që ishte rënë dakord shumë kohë më parë! Nuk ka më struktura paralele! Çfarë po bëjnë postat e huaja në Kosovë? Nëse kjo nuk është paralele! EES duhet të bëjë detyrat e shtëpisë përpara se të bëjë deklarata të tilla.

Ambasada franceze kundër mbylljes së postave serbe në veri: hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar (Reporteri)

Mbyllja e nëntë objekteve të Postës Serbe të hënën në veri të Kosovës u konsiderua nga Bashkimi Evropian si një hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. Për qëndrimin e BE-së është shprehur edhe ambasada franceze në Kosovë.

“Franca mbështet plotësisht deklaratën e djeshme të BE-së për mbylljen nga autoritetet e Kosovës të nëntë objekteve postare të degëve serbe në veri të Kosovës. Ky është një hap tjetër i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili nuk është në përputhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe dëmton komunitetin serb. ”, thuhet në reagimin e ambasadës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat