“Sa herë Kurti e qelë gojën për Urën e Ibrit, asaj i shtohen drynat”

Aktuale

“Sa herë Kurti e qelë gojën për Urën e Ibrit, asaj i shtohen drynat”

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2024 Në ora: 19:47
Albin Kurti

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar rreth debatave për Urën e Ibrit. Ajo e ka quajtuar si një temë të kot nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

Berisha shkruan se sa që Kurti e përmend hapjen e urës, asaj i ‘shtohen drynat’.

Berisha në këtë shkrim ka kritikuar edhe qeveritarët tjerë që janë merr me këtë ҫështje, që sipas saj, janë thjeshtë biseda.

“- Qeveri e frustruar fukarenjsh, pa asnjë ditë përvojë pune janë bërë ministra....të papërjetuar, që nuk janë ngopur bukë dhe dashni, prandaj grabisin çfarë u  del përpara.

Derisa të ngihen.

- Lëre Urën, po trego pse ia bëre amin vjedhjes së rezervave shtetërore”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Hajpa e Urës me gojë!

- Sa herë që Kurti e çel Urën me gojë, Urës së Ibrit i shtohen drynat.

- Merr turr ta çel urën me gojë, sepse e di se nuk e lejon KFOR-i.

- Si ai mangupi që merr turr ta rrah dikënd, kur qëllon ne kallaballëk, se e di që nuk e lejojnë:

O Lëshomni bre...

- Pasi që kategorikisht ka vendosur ta hap Urën, i ka ftuar serbët për nesër që

t'i pyes 'a ta hap urën' dhe t'i bind ata, pasi që e di se nuk i bind.

- Këto taktika nuk janë edhe aq palidhje, por Albin Kurti nuk e lodh kokën më shumë sepse gjithmonë i drejtohet diasporës, të cilët i konsideron 'analfabetë funksionalë'.

- Që ju merr për analfabetë, njëmend bëheni të atillë nëse nuk i besoni as faktit, e keni me zë e me figurë kur kryeministri ju quan 'ashtu'.

- Mendjelehtë është vet nëse mendon se i përdorë diasporën si ushtri kundër KFOR-it, dhe nëse përnjëmend kujton se ende mërzitet dikush për Urën e Ibrit.

- Ura e Ibrit u bë temë e nxehtë shkaku i pushimeve verore të mërgimtarëve.

- Ata vijnë për t'u argëtuar, për t'u çmallur, Kosova është si 'pushimore mallëngjimi' për ta, e jo për ta dhënë jetën për ty.

- Merre me mend, një shqiptar që jeton në Gjermani, ta lë punën, familjen, e të shkojë të kacafytet me ushtarët e KFOR-it dhe me serbë në Veri!

- Për çka?

- Shqiptari në Gjermani e ka dëgjuar ambasasorin gjerman në Kosovë që kërkon që Ura të hapet me dialog.

- Dhe e ka dëgjuar Dimalin që në emër të Albin Kurtit thërret shqiptarët të çohen kundër Amerikës, KFOR-it, Evropës....!

- Se çfarë frymëzimi mund të ketë një shqiptar që të shkojë të flijohet në Urë!

- Për kë?

- Të më thotë mua dikush, çu bukuroshe,  shkojmë e çlirojmë një lagje të Prizrenit që s'di as ku ndodhet, që s'më lidh asgjë me të e s'e di as pse ekziston!

- Do të kalojnë dekadat e s'do të ketë bir nëne që do të mund t'i frymëzojë shqiptarët të vdesin për hekura, për rrugë të mbyllura, për drynjë të ndryshkur e për pallavrat e politikanëve.

- Duhet të harrohet lufta e fundit më parë, duhet të shohin një trohë drejtësi për viktimat, së paku për fëmijët e vrarë,

duhet ta kuptojnë shqiptarët se pse ndodhi që Albin Kurti e bindi 'Listën Serbe' të Vuçiqit që të votoj bashkë me Vetëvendosjen kundër pagës minimale për veteranët e UÇK-së...

- Tek pastaj, do të mund të imagjinohej një luftë e re për një çlirimin të ri!

- Se, shqiptarët pyesin, pse Albin Kurti e ka rrethuar veten me këshilltarë që janë pasardhës të kriminelëve: Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Pula, Hamami, Satëmi...

- Çfarë i duhen ata?

-  Djem të pashëm, gra moderne, të veshur me shije dhe veturat e tyre sidomos....Mërgimtarët.

Boll kanë hequr, atyre tash argëtimi, lumturia, dashuria, shopingu...

hapja e ndonjë salloni të bukurisë e jo hapja e Urës së Ibrit me thonjë!

- E keni parë se si Albulena Haxhiu vazhdimisht i mban duart me kujdes sikur po ju fryen thonjëve me hukamë derisa t'i teret llaku.

Shumë është e gëzuar që i ka bërë thonjtë e gjatë.

- Qeveri e frustruar fukarenjsh, pa asnjë ditë përvojë pune janë bërë ministra....të papërjetuar, që nuk janë ngopur bukë dhe dashni, prandaj grabisin çfarë u  del përpara.

Derisa të ngihen.

- Lëre Urën, po trego pse ia bëre amin vjedhjes së rezervave shtetërore!

Pse e lejove Rozeta Hajdarin të vjedh miell dhe pse po lejon që hajnat, kriminelët dhe spiunët e t'u që i këqyrin femrat nën fustan, të shpërblehen me pozita!

- Një ish analist i CIA tha se kryeministrin Kurti e kanë izoluar krejt bota!

- Por nuk tregoi se pse askujt nuk i pëlqen të flas me të!

- Cinik si ky është edhe Edi Rama, por Edi Rama refuzon inferioritetin e rezervuar nga perëndimi për shqiptarët (pa ndjerë nevojë t'i trajtojë të tjerët ultë),

ndërsa Albin Kurti për t'u dukur joinferior, sillet superior, i irriton njerëzit.

- Kryeministri shqiptar e do aq shumë vendin e tij sa që u bë si 'autobus'....

...Edi Raisen, gjjthë ditën promovon plazhe e hotele, aq sa m'u hidh sot ta pyes për dhoma të lira në Shëngjin!

- Xhelal maca, si Çak Norrisi kërcen nga kulmi në kulm në Mitrovicë, sot kish hyrë nën Urë (nuk e ka ditur që s'është mirë të hysh nën urë).

- Xhelali i ka mbyllur postat e Serbisë në Veri, ndërsa të njëjtat posta të Serbisë, në Graçanicë nuk i prishin punë.

- Qe sa e sa herë Ramush Haradinaj ka thënë se 'Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia'!

Askush nuk gërzhitet!

- A nuk i besojnë gjindja apo nuk mërzitet më kush se a është a s'është i rekrutuar, derisa ndjehemi njësoj si të na udhëhiqte armiku:

- Pa barazi, pa drejtësi.

Me korrupsion dhe me hajni që kurrë nuk ndalet.

Çdo gjë vjedhet dhe keqpërdoret.  

Si ngaherë.

Shqiptarët (asnjëherë deri tash) nuk kanë treguar se dinë ndryshe: që dija dhe nderi kurrë - kurrë nuk patën përparësi.

Veç hajnat, busht'at dhe injorantët, gjithkund të parët, si përherë!

P.S.  E kështu me radhë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat