Spahiu thotë se protesta e serbëve lokalë ishte e vogël: Ka gatishmëri në dy anët për hapjen e Urës së Ibrit

Aktuale

Spahiu thotë se protesta e serbëve lokalë ishte e vogël: Ka gatishmëri në dy anët për hapjen e Urës së Ibrit

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 20:48
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka folur për protestën që është mbajtur sot nga serbët lokalë kundër hapjes së Urës së Ibrit.

Spahiu ka përmendur numrin e atyre që kanë dalë në protestë, duke e cilësuar si protestë të vogël dhe duke shtuar se më herët kur janë bërë protesta, ka pasur më shumë pjesëmarrje.

Sipas Spahiut, ka gatishmëri në të dy anët që Ura e Ibrit të hapet dhe sipas tij, një gjë e tillë do t’iu konvenonte më shumë qytetarëve që jetojnë në Mitrovicën Veriut.

“Ka gatishmëri në të dy anët që ura të hapet. S’ka asnjë arsye që të mos ndodh hapja e Urës së Ibrit. Iu duhet më së shumti edhe qytetarëve të pjesës veriore”, ka thënë Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat