“Të kisha vjerrë në shesh” – Matoshi kërkon përgjegjësi nga shteti për kapjen e Fehmi Berishës

Aktuale

“Të kisha vjerrë në shesh” – Matoshi kërkon përgjegjësi nga shteti për kapjen e Fehmi Berishës

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 21:40
Fehmi Berisha dhe Halil Matoshi

Analisti Halil Matoshi ka kërkuar përgjegjësi nga organet e sigurisë për kapjen e aktivistit të çështjeve kombëtare, Fehmi Berisha.

Berisha e kishte kërcënuar kohë më parë Matoshin me fjalët: “Të parin ty të kisha vjerrë”.

Ndaj Berishës, Halili thotë se ka dorëzuar kallëzim penal por i njëjti nuk pengohet të dalë lirshëm në studio televizive.

“A ju kujtohet Fehmi Berisha, që kërcënonte njerëz ‘me varje n’shesh’? Ai vazhdon me u sorrollatë i lirë nepër Prishtinë!? Ky njeri ka kallxim penal dhe âsht tue u hetue për kercënim dhe sillet komod nepër studiot televizive të Prishtinës! Fehmi Berisha. Mbetje Enveriste-Staliniste që han bukë i papenguem n’Perëndim. Ai publikisht zotohej se ka më m’vjerrë n’shesh. M’i marrtë t’ligat. Porse Policia Kosovës Fehmi Berishën, para se me nda gjyq për tjerët, në nji televizion të Prishtinës, duhej me e ndalu e me e intervistu dhe çashtjen penale me ia kalu Gjykatës”, thuhet në postimin e Matoshit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat