Hapja e urës/ Basha, kritikëve: Dilni krejt anej urës protestoni haptas, ta dimë saktë ku qëndroni!

Aktuale

Hapja e urës/ Basha, kritikëve: Dilni krejt anej urës protestoni haptas, ta dimë saktë ku qëndroni!

Nga: A.SH Më: 7 gusht 2024 Në ora: 21:48
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj atyre që ai i quan eksperta e banalista, të cilët sipas tij po propagandojnë sa i përket hapjes së urës.

Ai iu ka kujtuar disa nga “alarminiet” që i kanë për sa i përket dinarit, barrikadave, targave etj.

Postimi i plotë:

𝐓ë 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐮𝐫ë𝐧 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥ë!

🚩Njejtë keni alarmu kur insistonim m’i largu barrikadat!

🚩Njejtë keni bë zhurmë kur u ndaluan zgjedhjet e Vuçiqit!

🚩Njejtë keni propagandu për targat!

🚩Njejtë keni uluru për dinarin!

🔴 A ka një moment që ju vje marre? Si ka mundësi prapë uluroni me mbajtë urën mbyllë Sa propagandoni në Facebook e mendoni që duhet me mbajtë mbyllë, dilni krejt anej urës protestoni haptas, ta dimë saktë ku qëndroni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat