Qytetarët serbë në Kosovë po vazhdojnë me konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë, në ato të Republikës së Kosovës, ndërkohë që deri në përfundim të afatit kanë mbetur vetëm edhe dy ditë.
Nga data 10 maj e deri më sot (e mërkurë) numri i tyre ka shkuar në 5 mijë e 588.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bën të ditur për KosovaPress se vetëm sot janë lëshuar mbi 270patentë-shoferë.
“Në Leposaviq janë lëshuar 106 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33”, thekson Elshani.
Konvertimi ka nisur më 9 maj 2024 dhe do të vazhdojë deri më 9 gusht 2024.