Gjendja nëpër pikëkalimet kufitare, pritje mbi një orë e kolona deri në 700 metra

Aktuale

Gjendja nëpër pikëkalimet kufitare, pritje mbi një orë e kolona deri në 700 metra

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 23:17
Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtij përditësimi, pritja më e gjatë është tek Dheu i Bardhë, në dalje, apo 1 orë e 10 minuta.

Kolona atje aktualisht është 350 metra.

Kolona më e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ku ka arritur në 700 metra.

Në dalje të kësaj pike, pritjet janë 40 minuta e në hyrje 5-10 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat