“Protesta në veri nga mercenarë serbë”, Ramabaja, dyshime për marrëveshje të fshehtë me diplomacinë europiane para 2020-ës

Aktuale

“Protesta në veri nga mercenarë serbë”, Ramabaja, dyshime për marrëveshje të fshehtë me diplomacinë europiane para 2020-ës

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 00:13
Sadri Ramabaja

Protesta e zhvilluar sot në Veri të Kosovës për të kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit ishte nga  mercenarë serbë dhe jo nga qytetarë.

Kështu u shpreh analisti Sadri Ramabaja, i cili shigjeton Brukselin dhe QUINT-in për reagime aspak diplomatike.

“Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me qytetarët serbë por me mercenarë të paguar nga Lista Serbe dhe zyrtarë të sistemit paralel serb, ekzistencën e të cilit po e pranojnë edhe titullarë të institucioneve si në rastin e postës. Zhurma që është bërë, është e karakterit subversiv politik serb, ku Brukseli dhe QUINTI kanë rënë në aprovim me reagimet e tyre aspak diplomatike. Dialogu rreth statusit të Kosovës ka përfunduar dhe këtë e ka kurorëzuar Gjykata Europiane e Drejtësisë. Është çështje tjetër e gabimit strategjik i qeverive pararendëse që e kanë vënë në pikëpyetje statusin, duke ulur nivelin e diskutimeve për çështjet e brendshme”.

Ramabaja ngre dyshime për marrëveshje të fshehtë mes qeverisë Kosovës para vitit 2020 me diplomacinë europiane, që sipas tij burimin mund ta ketë te marrëveshja e Rambujesë dhe tek instalimi i KFOR-it francez në zonën e veriut dhe mbi urën e Ibrit.

“Në marrëveshjen e vitit 2015 2016 ka përfunduar çështja e urës. Është investim i Brukselit zyrtar dhe ka qenë cështje kohe kur do të duhej të hapej. Edhe Brukseli nuk ka qenë konseguent në marrëveshjen e arritur në 2016. Dhe kjo me jep të drejtë se mos vallë kemi të bëjmë me marrëveshje të fshehtë mes strukturave përgjegjëse të Kosovës para 2020 dhe elementëve të veçantë të diplomacisë perëndimore për ndarjen e Kosovës dhe tashmë kur shtrirja e sovranitetit po merr përmasat e rrumbullakësimit të plotë të këtij procesi, dalin insinuata të tilla. Si është e mundur që diplomatët kundërshtojnë hapjen e një ure? Marrëveshja e fshehtë mes qeverisë në pushtet para vitit 2020 dhe diplomacisë perëndimore, burimin mund ta ketë te marrëveshja e Rambujesë dhe tek instalimi i KFOR-it francez në zonën e veriut dhe mbi urën e Ibrit, përndryshe nuk do të kishte kuptim ky insistim”.

Ai shigjeton edhe politikën shqiptare që nuk ka një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.

“Këta po reagojnë se faktori politik shqiptar; Prishtina dhe Tirana nuk kanë një gjuhë të përbashkët për këtë çështje, ndërsa opozita sot në Kosovë ka heshtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat