Shala: Islami para se me qenë fe është kulturë, por nuk është kulturë e jona

Aktuale

Shala: Islami para se me qenë fe është kulturë, por nuk është kulturë e jona

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 00:35
Azdren Shala

Historiani Azdren Shala, ka folur mbi relacionin e shqiptarëve me fenë.

Sipas tij, në vendin tonë ka tendenca që feja të bëhet mënyrë e organizimit shoqëror dhe politik, dhe këtu ndodh përplasja mes fesë dhe kombit shqiptar.

“Ku e sulmon, ose ku nuk shkojnë bashkë linja e fesë me kombin? Në momentin kur feja në këtë rast islami del jashtë çështjes shpirtërore dhe tenton të na bëhet mënyrë e organizimit shoqëror, dhe organizimit politik, atëherë shqiptaria me islamin i ndajnë punët, s’mund të shkojnë bashkë”, tha Shala.

Ai tha se kombi shqiptar duhet të jetë mbi fe, dhe këtë e argumentoi duke thënë se islami para se të jetë fe është kulturë arabe.

“Islami para se me qenë fe është kulturë, si e tillë ajo mund të jetë më e mira në botë, por nuk është kulturë e jona, absolut jo, e bartë një kulturë tjetër, përmes shenjtërimit në zot arabët me Muhamedin e kanë bërë një invazion të madh në politikë me argumentin që kjo është feja e zotit e kanë shtrirë kulturën e tyre, ata kanë të drejtë, por çështja është a duhet ne me ra në atë kurth, prandaj mendoj unë se shqiptaria duhet me qenë mbi fe”, tha Azdren Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat