Hamza në Shtëpinë e Bardhë, takime në DASH dhe Këshillin e Sigurisë

Aktuale

Hamza në Shtëpinë e Bardhë, takime në DASH dhe Këshillin e Sigurisë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 09:00
Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, po qëndron për një vizitë zyrtare të Washington D.C.

Media mëson se Shtëpia e Bardhë ia ka hapur dyert tij.

Hamza gjatës ditës së djeshme ka pasur disa takime aty.

Ai pritet të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentit e Shtetit dhe me organizata joqeveritare e personalitete të shquara.

Burimet e medias bëjnë me dije se mbrëmë Bedri Hamza është takuar tashmë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistent Special i Presidentit Biden dhe drejtor i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së dhe znj. Kathleen Larkin, drejtoreshë për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin për Siguri Kombëtare të ShBA-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat