Policia austriake dhe shërbimet inteligjente ndërkombëtare e kanë parandaluar një sulm në koncertin e këngëtares së njohur Taylor Swift.
Lidhur me rastin raportohet se janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilit 19-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Ai dyshohet se kishte planifikuar sulmin terrorist.
Ternitz/Vjenë – Ndërhyrja në komunën e vogël të Ternitz me 15,000 banorë në Austrinë e Ulët u krye herët në mëngjesin e së mërkurës. Rrugët u bllokuan, rreth 100 persona u evakuuan nga ndërtesat përreth, duke përfshirë një shtëpi pleqsh. Operacioni i madh i policisë vazhdoi deri pasdite. Fillimisht u konfirmua vetëm një arrestim me kontroll shtëpie, ndërsa policia mbajti informacione të rezervuara. Shokimi i vërtetë erdhi vetëm në mbrëmje.