Haradinaj i këshillon ish-ushtarët e UÇK për kujdes gjatë udhëtimeve, i përmend rastet kur u ndalua në Francë dhe Slloveni

Aktuale

Haradinaj i këshillon ish-ushtarët e UÇK për kujdes gjatë udhëtimeve, i përmend rastet kur u ndalua në Francë dhe Slloveni

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 13:30
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka këshilluar ish pjesëtarët e UÇK-së që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, pasi sipas tij Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve që kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Ai ka thënë se Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj në disa vende të rajonit dhe se po i shfrytëzon përparësitë e saj si anëtare e Interpolit.

Haradinaj ka përmendur rastet kur u ndalua në Francë dhe në Slloveni.

“Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së. Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni. Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat