Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

Aktuale

Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, Blerim Ramadani.

Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL.

Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat