Hapja e urës së Ibrit, familja Imeri befason me reagimin: Kurti ka mbështetjen e heshtur të…!

Aktuale

Hapja e urës së Ibrit, familja Imeri befason me reagimin: Kurti ka mbështetjen e heshtur të…!

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2024 Në ora: 16:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar në lidhje me debatin mbi hapjen e urës Ibër.

Përmes një postimi në Facebook, kjo familje ka thënë se ura duhet të hapet pavërësisht gjithë deklaratave dhe kritikave.

Madje, thanë se Kurtin “gëzon mbështetjen e heshtur të aleatëve ndërkombëtarë”, pasi edhe këta të fundit janë në dijeni për rëndësinë e hapjes së kësaj ure, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, kritikuan ashpër opozitën dhe kundërshtarët e qeverisë, “ata përpiqen të pengojnë përparimin, sepse liria dhe demokracia janë në kundërshtim me interesat e tyre të ngushta”

Postimi i plotë

Ura e Ibrit, simbol i ndarjeve dhe pengesave, duhet të hapet për të promovuar lirinë e lëvizjes dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të barabartë.

Ndërtimi i urave nuk është thjesht një akt fizik; është një simbol i ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit, duke respektuar të drejtën themelore të qytetarëve për lëvizje të lirë.

Kjo është thelbësore për të qenë ndërtues i urave dhe jo rrënues i tyre, po ashtu vendoset kontrolli i shtetit mbi territorin e tij.

Në këtë përpjekje të rëndësishme, Kryeministri i Kosovës gëzon mbështetjen e heshtur të aleatëve ndërkombëtarë, të cilët janë të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike dhe simbolike të hapjes së kësaj ure.

Megjithëse ka disa zëra opozitarë-dhe marioneta zhurmuese mediale që kritikojnë përpjekjet e Kryeministrit, është e qartë se kjo është një lëvizje jetike për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe për sigurimin e perspektivave për jetën dhe përparimin e qytetarëve të saj.

Pavarësisht përpjekjeve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, disa qarqe brenda opozitës dhe elementë kriminalë e shohin hapjen e Urës së Ibrit si kërcënim.

Këta aktorë nuk janë të interesuar për lirinë, demokracinë, rendin dhe ligjin që Qeveria e Kosovës, nën drejtimin të Albin Kurtit, po i vë në shërbim të qytetarëve.

Ata përpiqen të pengojnë përparimin, sepse liria dhe demokracia janë në kundërshtim me interesat e tyre të ngushta.

Hapja e Urës së Ibrit do të përbëjë një hap të madh drejt integrimit të plotë të Kosovës, duke sjellë edhe më shumë mbështetje nga miqtë ndërkombëtarë, por duhet te hapet Ura.

Ky akt do të forcojë edhe më tej rendin dhe ligjin, duke kontribuar në krijimin e një shteti të fuqishëm dhe demokratik që i shërben qytetarëve të tij.

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Kurti, është e vendosur të avancojë këto plane, agjenda dhe të sigurojë një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët kosovarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat