Përfundon autopsia e trupit të Faton Hajrizit në IML

Aktuale

Përfundon autopsia e trupit të Faton Hajrizit në IML

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 17:24
Faton Hajrizi

nstituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka përfunduar obduksionin e trupit të Faton Hajrizit.

Burime të klanit bëjnë me dije se autopsia është kryer në orën 16:00, dhe trupi i pa jetë i Hajrizit pritet shpejtë t’u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Trupi i të ndjerit është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas insistimit të avokatit të familjes Hajrizi, Arianit Koci, i cili tha se pati bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën Ndërlidhëse.

Ndërkohë ishin pikërisht familjarët ata që në prani të mjekut kujdestar, identifikuan trupin e Faton Hajrizit, për t’i lëshuar rrugë më pas procedurave të obduksionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat