Kjo është gjendja në pikë-kalimet kufitare

Aktuale

Kjo është gjendja në pikë-kalimet kufitare

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me pritjet në pikë-kalimet kufitare.

Sipas këtij përditësimi pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë regjistruar në Merdarë pesë deri në 10 minuta e po ashtu njëjtë edhe në Jarinjë, derisa në pikat tjera kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta.

Ndërsa, pritje më të gjata ka në dalje.

Tek Dheu i Bardhë po pritet deri në dy orë, derisa kolona është 1200 metra.

Në pikë-kalimin kufitar në Merdarë për të dalë nga Kosova pritjet janë nga një deri në një orë e 20 minuta, kurse kolona është deri në 500 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat