Ish-ushtaraku: Urën mos ta hapë politika, ushtria e policia – ja kush duhet ta bëjë këtë!

Aktuale

Ish-ushtaraku: Urën mos ta hapë politika, ushtria e policia – ja kush duhet ta bëjë këtë!

Nga: A.SH Më: 10 gusht 2024 Në ora: 08:25
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Ura vazhdon të jetë e mbyllur. Dy ditë më parë qeveria bëri testimin e saj me kamion, dhe tanimë ka mbetur vlerësimi i saj për hapje apo jo.

Ish-ushtaraku, Hafir Hoxha, përmes një postimi në rrjete sociale, ka dhënë një ide, se urën mund ta hapin vet qytetarët.

“Urën mos ta hapë politika!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Urën le ta hapin vet qytetarët! Çka bëhet nëse urën nuk e hap qeveria, as komuna, policia e as ushtria! Urën mos ta hapë politika!

Le ta hapin thjeshtë banorët. Këta për siguri vetëm mos të pengojnë kalimin dhe t’i kryjnë detyrat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat