Haradinaj kujton të rënët e 10 gushtit të vitit 1998

Aktuale

Haradinaj kujton të rënët e 10 gushtit të vitit 1998

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 08:57
Heronjët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula të rënë më 10 gusht të vitit 1998.

"Me mijëra trima njoha gjatë luftës për çlirim. Sikur shumë data tjera nuk do ta harroj kurrë as 10 gushtin e vitit 1998.

Nder që ju kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula.

Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat