Mbi dy orë pritjet për të dalë nga Merdari, kolona 1.3 kilometra

Aktuale

Mbi dy orë pritjet për të dalë nga Merdari, kolona 1.3 kilometra

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë prej 1 orë e 40 minuta deri në dy orë e 10 minuta, ku kolona është 1.3 kilometra.

Pritje ka edhe në pikëkalimin kuiftar te Dheu i Bardhë, të cilat zgjasin deri në dy orë për dalje, kurse për hyrje deri në 40 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në një orë për ta lëshuar vendin ka edhe në Jarinje.

Kurse, në Mutivodë, pritjet për të dalë nga Kosova janë prej 20 deri në 30 minuta, teksa në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se 15 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat