Varroset Faton Hajrizi

Është varrosur Faton Hajrizi.
Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.
Është varrosur Faton Hajrizi.
Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.
Ka nisur ceremonia e vorrimit të Faton Hajrizit, në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Skenderajit.
Vlen të theksohet se trupi i pajetë i Faton Hajrizit është dorëzuar në orët e hershme të mëngjesit të së premtës, i cili është vrarë para disa ditësh në Serbi.
Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.
Mijëra veta po marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt. Kolona të mëdha janë krijuar në të gjitha anët që çojnë në vendlindjen e Hajrizit.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe prindërit e Faton Hajrazit të cilët po e përcjellin të birin e tyre për në banesën e fundit.
Ai për disa javë radhazi ka qenë në qënder të vëmendjes pasi kishte arritur të largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Pasi qëndroi për disa ditë në arrati, Hajrizi u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe.
Sot nga ora 14:00 do te behet ceremonia e varrimit te Faton Hajzirit.
Media ka siguruar foto nga rruga qe te qon tek varrezat e fshatit Klinë e Ulët.
Shumë qytetarë nga e tërë Kosova kanë shprehur interesim për pjesëmarrje, duke krijuar kështu kolona të gjata tek rruga për varreza.
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, ndërsa trupi iu dorëzua familjarëve pas mëse tri javësh.
Trupi i Hajrizit është sjellë në vendlindjen e tij, në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, rreth mesditës.
Sikur shihet në pamjet e EO, shumë qytetarë tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.
Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.
Në rrjete sociale, këto ditë, ka pasur shumë persona që e konsiderojnë “akt heroik” vrasjen e një polici serbe nga Hajrizi, derisa vetë kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Hajrizi të mos glorifikohet, pasi ai është vetëm një i arratisur nga burgu.
Hajrizi dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.
Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.
Kufoma e tij është mbajtur për rreth tri javë nga autoritetet në Serbi, para se t’i dorëzohet familjes për ceremoninë e varrimit.