Ushtria serbe shihet me kamion në bjeshkët e Istogut, pamjet i sjell gazetari nga Kosova

Aktuale

Ushtria serbe shihet me kamion në bjeshkët e Istogut, pamjet i sjell gazetari nga Kosova

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 06:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Moderatori dhe pronari i RTV Fontana në Istog, Zeqir Mehmetaj, ka publikuar disa pamje ku shihen forcat serbe në Bjeshkët e Corovodës në Istog.

Në pamje shihen disa ushtarë serb më një kamion, gjersa parakalojnë para gazetarit nga Kosova.

Mehmetaj, bëri të ditur se ushtarët i kishin kërkuar që të mos bënte foto, por këtë gjë nuk e respektoi ai.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës”, ka shkruar Mehmetaj krahas pamjeve.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat