“Presidenti, AKI-ja, Policia e mediat”, Kurteshi i VV-së “s’lë njeri” pa akuzuar për rastin Dehari

Aktuale

“Presidenti, AKI-ja, Policia e mediat”, Kurteshi i VV-së “s’lë njeri” pa akuzuar për rastin Dehari

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 08:09 Përditësuar në ora: 13:00 më 12.08.2024
LVV

“Ai ende është i lirë”: VV-ja e akuzon edhe ish-prokurorin Sylë Hoxha për rastin Dehari

“Ai ende është i lirë”: VV-ja e akuzon edhe ish-prokurorin Sylë për rastin Dehar

Vetëvendosje me një konferencë për media sot, kanë bërë akuza ndaj të gjithëve për rastin Dehari.

Pavarësisht se janë në pushtet që 4 vjet, mostrat e Deharit u zhdukën pikërisht gjatë mandatit të tyre, VV-ja ka akuzuar të tjerët.

Në fjalën e tij, Sami Kurteshi e ka përmendur edhe ish-prokurorin Sylë Hoxha.

“Sylë Hoxha ka dhënë një varg deklaratash me të cilat në të vërtetë në vend të arsyetimit, e ka dëshmuar se ka dorë në krejt rastin e vrasjes së Astrit Deharit. Edhe kurrgjë s’ka ngjë, ai ende është i lirë”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, AKI-në, Gjykatat e Prokuroritë për rastin Dehari.

“Presidenti, AKI-ja, Policia e mediat”, Kurteshi i VV-së “s’lë njeri” pa akuzuar për rastin Dehari

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, akuzuar një mori institucionesh dhe individësh për rastin e Astrit Deharit.

Që nga arrestimi i tij në gusht të viti 2016 e deri të hetimi i rastit se vdekjes së tij, Kurteshi ka akuzuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Policisë e Kosovës, Prokurorinë e Shteteit dhe sistemin gjyqësor se kanë qenë të ndikuar politikisht nga udhëheqësit atëbotë.

“Më 29 gusht arrestohet Astrit Dehari dhe 5 aktivistë të VV-së. Më akuzën për sulmin mbi Kuvendin. Kjo ishte vetëm dy ditë përpara se të mbahej protesta kundër demarkacionit në vitin 2016. Në këtë përpjektë policia ka bërë përpjekje sic thonë në gjuhën e popullit me një guri me i vra jo dy por tre zogj. Më urdhër politik nga lartë, në këtë inskenim në përgjithësi kundër LVV-së kanë qenë të përfshirë AKI-ja, Policia, Prokuroria, Gjyqësori dhe disa media në Kosovë të cilat do ti përmendim me emër”, ka thënë Kurteshi.

VV sot mban konferencë para Prokurorisë Speciale

Sot do të mbajë konferencë për media Lëvizja Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur VV-ja përmes një postimi në Facebook, por arsyeja nuk është treguar.

“Njoftim për media Të hënën, 12 gusht 2024, nga ora 12:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon konferencë për media para Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ftojmë mediat ta përcjellin”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat