Fillon protesta në Bujanoc kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

Aktuale

Fillon protesta në Bujanoc kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 11:33
Protesta në Bujanoc

Ka nisur protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.

Ekipi i medias është duke qëndruar atje, në pamjet e dërguara shihen një numër i madh i protestuesve me pankarta, “Duam libra shqip”,
“Gjinekologjia për gratë shqiptare – Kujdes shëndetësor pa diskriminim gjuhësor”.

Në protestë shihet edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ndryshe, kjo protestë po mbahet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat