“Ai ende është i lirë”: VV-ja e akuzon edhe ish-prokurorin Sylë Hoxha për rastin Dehari

Aktuale

“Ai ende është i lirë”: VV-ja e akuzon edhe ish-prokurorin Sylë Hoxha për rastin Dehari

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 13:02
Sylë Hoxha

Vetëvendosje me një konferencë për media sot, kanë bërë akuza ndaj të gjithëve për rastin Dehari.

Pavarësisht se janë në pushtet që 4 vjet, mostrat e Deharit u zhdukën pikërisht gjatë mandatit të tyre, VV-ja ka akuzuar të tjerët.

Në fjalën e tij, Sami Kurteshi e ka përmendur edhe ish-prokurorin Sylë Hoxha.

“Sylë Hoxha ka dhënë një varg deklaratash me të cilat në të vërtetë në vend të arsyetimit, e ka dëshmuar se ka dorë në krejt rastin e vrasjes së Astrit Deharit. Edhe kurrgjë s’ka ngjë, ai ende është i lirë”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, AKI-në, Gjykatat e Prokuroritë për rastin Dehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat