Vazhdon lyerja e Urës së Ibrit, nën praninë e KFOR-it

Aktuale

Vazhdon lyerja e Urës së Ibrit, nën praninë e KFOR-it

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Punimet në Urën e Ibrit kanë vazhduar edhe të hënën, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj.

Punëtorët janë parë duke e lyer urën, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj, nën praninë e disa njësive të KFOR-it, ku karabinierët italianë kanë vëzhguar situatën.

Një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës, sipas Ministrisë së Mjedisit, pritet të dalë këto ditë, pasi është bërë testimi me kamionë të ngarkuar rëndë.

Hapjen e urës e kanë kundërshtuar ShBA-ja dhe BE-ja, duke e cilësuar vendim të njëanshëm të Qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat