Protesta e shqiptarëve, Sinani: Dëshmuam mosnënshtrimin tonë kundër shtypjes, shkeljes e diskriminimit

Aktuale

Protesta e shqiptarëve, Sinani: Dëshmuam mosnënshtrimin tonë kundër shtypjes, shkeljes e diskriminimit

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 14:16
Ardita Sinani

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka ndarë pamje nga protesta e shqiptarëve në Serbi në Sheshin Skëndërbeu, emërtimin e të cilit, siç thotë ajo, nuk e pranoi Qeveria e Beogradit.

Me anë të një postimi në Facebook, Sinani ka thënë se në këtë protestë kanë dalur për të ngritur zërin për të drejtat e mohuara, marrëveshjet e paimplementuara, pasivizimin selektiv të adresave dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

“Duke dëshmuar kështu mosnënshtrimin tonë, kundër shtypjes, shkeljes e diskriminimit.

Për të dëshmuar qëndresën tonë.”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat