Berisha i AAK-së ka një pyetje: A e hapi Albini urën e Ibrit

Aktuale

Berisha i AAK-së ka një pyetje: A e hapi Albini urën e Ibrit

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 15:54
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar qasjen e qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit për kalimin e veturave.

Ai ka pyetur nëse shefi i ekzekutivit, Albin Kurti e ka hapur urën e Mitrovicës.

“Çka u bo me urën në Mitrovicë, a e hapi Albini?

Pas gjith këtyre zhvillimeve, që 10 ditë presidentja Osmani hala ish tuj repliku me aeroportin, me saktesisht me rojën e sigurimit privat të aeroportit për çanten e saj private!”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat