Gjysmë ore për të hyrë nga “Dheu i Bardhë”

Aktuale

Gjysmë ore për të hyrë nga “Dheu i Bardhë”

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ata që ia mësyjnë të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, duhet pritur deri në gjysmë ore. Daljet përmes kësaj pike zgjasin deri në 15 minuta.

Në Merdarë pritjet për dalje shkojnë deri në 15 minuta, ndërsa hyrjet nga aty deri në 10 minuta.

Në Muçibabë, pritjet edhe për hyrje edhe për dalje arrijnë deri në 10 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

E për të hyrë ose dalë nga pikat tjera kufitare të cilat nuk janë të përmendura më lartë, pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat