“Jemi të robëruar, se dikush ka parë diçka”- Ish i burgosuri politik tregon momentin e parë të dëgjimit për UDB-n

Aktuale

“Jemi të robëruar, se dikush ka parë diçka”- Ish i burgosuri politik tregon momentin e parë të dëgjimit për UDB-n

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 20:42
Selatin Novosella

Selatin Novosella, ish i burgosur politik ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” për veprimtarinë tij dhe për arrestimin e torturat e përjetuara nga regjimi i jugosllav përmes Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB-ja.

Ai ka thënë se që në vitin 1958 si fëmijë i klasës së parë e kishte kuptuar se jemi të robëruar kur ka dëgjuar për familjarët e tij që ishin mar nga partizanët por të mos u kthyer më kurr.

Familja e tij ishte persekutuar edhe në kohën e Rankoviqit, ndërsa vet Novosella ishte arrestuar hiq më pak se 4 herë nga regjimi jugosllav.

“Se jemi të robëruar. Se dikush ka parë diçka, në vitin 1958, kur kemi kaluar nga Vushtrria në Prishtinë. Isha klasën e parë fillore. Dhe sa kishim mbrri në Prishtinë, babai im Ismaili tashmë i ndjerë po bisedonte me mikun e tij se si partizanët ia kishin marrë vëllaun  emadh, djalin  e axhes së tij 17-18 vjeç në vitin 1945. I kanë mbush me dy qerre me kuaj dhe me drith, ia kanë fshirë hamarët. Ne do të ua kthejmë edhe qerret edhe kuajt, por do të ishte mirë dikush me ardh me ne. Këta dy fëmijë, shkojnë diku deri në Leshan. Hera e parë me ditë se jemi të robëruar, thotëse ata djem nuk janë kthyer kurrë. Më vonë e kam dëgjuar, Haxhi Maxhunin [gjyshi] disa herë, se katun është një adet se a janë meshkujt tek shtëpia, se mos po vjen ndonjë musafir dhe me i mbyll dyert. Gjyshi jem i ndjerë, e kam dëgjuar një shprehje, ‘lene atë derën e vogël çelë’. Ai gjithë ka kujtuar se do të i vie djali i tij i vogël. Aty e kam parë se ne jemi të robëruar. Nuk kam ditë se çka është sistemi komunist”, deklaroi ish i burgosuri politik.

Ai kujton edhe momentin kur babai i tij, Ismaili kishte vendosur të shkonte bashkë me familje në Turqi por që nëna e tij nuk e kishte lejuar një gjë të tillë.

“Ato vite, e kishin marrë edhe babain tim për armë në kohën e Rankoviqit në aksionin e armëve. Unë mund të blej armën nëse e gjej dikun, por armë nuk kam. Ato ditë baba kishte vendos të vinte në Turqi. Ishin 7 fëmijë. 4 vëllezër e 3 motra, me i shpëtu fëmijët prej shkijve. Duhej të kishin marrë ‘visika’, si dokument për Turqi. Nëna iu kishte lutur që të qëndrojmë në Kosovë. I kisha 10 11 vjet. Për fatin tonë kemi qëndru në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat